Foto ilustruese

GJIROKASTËR-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku raportohet se një grua është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës orës 08:45, në lagjen “Granicë”. Viktima është identifikuar si F. K., rreth 40, ndërsa raportohet të ketë qenë në gjendje të rënduar depresive.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel