Gjirokastër/ 40-vjeçarja hidhet nga ballkoni i shtëpisë, përfundon në spital në gjendje kritike për jetën

15/03/2021 09:17
Ilustruese

Një grua e re rreth 40vjeç me iniciale F.K është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj në lagjen Granicë në Gjirokastër orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Paraprakisht konfirmohet se shkak mund të jetë bërë gjendja e ngarkuar psikologjike.

Më parë e reja kishte marrë trajtim për çrregullime emocionale dhe depresion. Ajo ishte e divorcuar me profesion mësuese, nënë e një djali.

Top Channel