Rreth 50% e mësuesve në shkollat publike të Durrësit janë shprehur pro vaksinimit.
Dyshimet mbi efikasitetin e vaksinës AstraZeneca kanë bërë që pjesa tjetër e stafit arsimor të hezitojë paraprakisht për marrjen e vaksinës. Procesi i vaksinimit do të nisë, rreth orës 13.30 të së martës, në sallën ”Black Box” të shkollës së muzikës ”Jan Kukuzeli”.
ZVA Durrës numëron rreth 1600 mësues në shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme.
Ndërkohë dita e hënë, 15 mars edhe pse ditë pushimi, shënoi nisjen e procesit të vaksinimit në bashkinë e Krujës. ZVA Krujë ka rreth 640 mësues që pritet të vaksinohen gjatë kësaj fushate vaksinimi anti-covid. Qendra e parë në territorin e bashkisë Krujë u çel në palestrën e shkollës së mesme ”Shote Galica” të qytetit të Fushë-Krujës. Nesër procesi do të vijojë në qytetin e Krujës.
Top Channel