Edhe Holanda, “jo” Astrazeneca-s/ 40 raste mpiksjesh të gjakut në Europë

15/03/2021 12:03

Holanda u kthye në vendin e fundit në Europë që pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZenecas nga frika e efektive anësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregullatori europian i barnave i kanë dhënë asaj dritën jeshile dhe këmbëngulin se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojnë ekzistencën e një lidhjeje mes vaksinës dhe raporteve për mbipkse të rrezikshme gjaku.

Por qeveria holandeze thotë se ka vendosur të tregohet e kujdesshme. Bllokimi, që do të zgjasë deri në 19 mars, është një lloj mase parandaluese. Republika irlandeze ndërmori veprime të ngjashme pas raporteve nga Norvegjia për tromboza. Lëvizje të ngjashme kanë ndërmarrë edhe Danimarka, Bullgaria, Islanda, e madje edhe republika demokratike e Kongos e Tajlanda, ndërsa një ditë më parë edhe Piemonte në Itali e pezulloi AstraZenecas pas vdekjes së një mësuesi.

Rreth 17 milionë vetë kanë marrë deri tani një dozë të vaksinës britaniko-suedeze në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar, e gati 40 raste mpiksjesh të gjakut të raportuan javën që shkoi. Agjencia europiane e ilaçeve, EMA, e cila është duke hetuar sakaq mbi trombozat, thotë se numri i mpiksjeve të vëna re tek personat e vaksinuar nuk është më i lartë sesa ai i regjistruar në përgjithësi mes popullatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA