Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.

Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Policia njofton se i riu ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel