“Babai” i radiatorëve/ Ustai që punon në Fier prej 30 vjetësh po ia mëson zanatin edhe të rinjve

15/03/2021 12:20

Prej 30 vjetësh Gramoz Habilaj riparon radiatorët e makinave te tonazheve te ndryshme ne Fier.

Profesionin e ka mësuar që në vitet ’90 i detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike. Sot 63 vjec Gramozit i pëlqen ende profesioni i tij. Emigracioni nuk ka qene asnjëherë zgjidhje per ustain e radiatorëve.

Gjate 30 vjetëve ai ka riparuar me mijëra radiatorë, duke realizuar edhe pune tepër te vështira që i kanë vënë emrin “Babai i radiatorëve”.

Vitet e fundit, usta Gramozi ua ka mësuar ketë profesion dhjetëra te rinjve nga Fieri, Lushnja, Vlora e Berati, te cilët tashme ushtrojnë aktivitetin e tyre ne këto qytete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA