AstraZeneca edhe për të moshuarit/ Sot personat mbi 80 vjeç janë duke marrë vaksinën e dytë

15/03/2021 15:20

Sot filloi rivaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç në Tiranë, me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Sërish në “Air Albania Stadium” sot ishin disa nga personalitetet që morën dozën e parë të vaksinës pak javë më parë.

“Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve. Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqendruara jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor”.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar.

“Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit”.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA