Antonela nuk vjen në program. Plasin diskutimet, Blerimi bën për të qarë Ledjanën: Merr qetësues. Mevlani: Jeni aktore

15/03/2021 18:41

Puntata e sotme e Për’Puthen ka nisur pa prezencën e Antonelës në studio.

Ajo u largua e prekur të premten pas fotove të Ledjanës dhe Mevlanit ku dukeshin shumë të afruar.

Por ndërkohë në studio pati shumë debate për trekëndëshin.

Mevlani: Sa do me një person mund të kesh afrimitet përfundon se ka disa motive, edhe nuk ke pse, se me këtë pjesë ndihem shumë keq emocionalisht, mesazhe pafund, se unë s’jam prind akoma, por kur të bëhëm s’dua që fëmija të qajë në tv, dhe s’dua që femra të qajnë këtu.

Unë s’kam qarë ndonjëherë për ndonjë femër, edhe dal këtu si i keqi sikur ju përdor të dyjave.
Radhën e parë kur unë dola nga studio, s’më erdhi kush nga prapa po rrinin qanit këtu, kështu doni ju, kështu e tregoni dashurinë. Jeni aktore

Lediana: Unë s’e kuptoj pse duhet të tërhiqet ajo në këtë moment, nuk thashë që të hodha ty poshtë.

Mevlani: Ti je prapsur gjithësesi.

Lediana: Unë dyshoj të fjalë e Antonelës, se nëse nuk ka patur afrimitet me një mashkull, pse duhet të japë të tjera deklarata.

Ervisi: Po c’të duhet ty më Antonelën, shiko lidhjen tënde

Blerimi: Kjo më më ka përdorur mua, për të bërë xheloz Mevlanin, kështu që t’i kujdes se në një moment mund të përdorë ty. Ti e ke egon aq të madhe sa nuk i sheh të tjerët.

Lediana: Mos më thuaj mua ke nevojë për qetësues

Blerimi: Duhet të ndalojmë, me këto gjëra, se nuk jemi në film.

Andi: Unë se kuptoj pse ti Lediana, ndikohesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA