Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Krane-Konispol.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel