Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor
Këshilla dhe informacione shumë të vlefshme që duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.
Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin. Megjithatë, a e dini sa vitamina ju duhen në ditë apo në cilat ushqime t’i gjeni ato? Artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë me informacione të dobishme të cilat duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.
Vitamina A
Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 900 mikrogramë në ditë
• Femrat: 700 mikrogramë në ditë
• Femrat shtatzënë: 770 mikrogramë në ditë
• Nënat lehonë: 1,300 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Përmirëson shikimin, sistemin imunitar dhe sistemin riprodhues.
Vitamina B1 (thiamina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Krundet, drithërat e plotë, produktet e miellit, buka.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.2 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë ose nënat që ushqejnë me gji: 1.4 milligram në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të përpunojë karbohidratet dhe disa proteina
Vitamin B2 (riboflavina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Qumështi, produktet e bukës, drithërat e pasuruar.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.3 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 1.4 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 1.6 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon në transformimin e ushqimit në energji dhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Vitamina B3 (niacina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi, peshku, shpendët, buka integrale, drithërat e pasuruar.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 16 miligramë në ditë
• Femrat: 14 mg në ditë (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 18 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 17 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon me tretjen dhe në formimin e kolesterolit
Vitamina B5 (acidi pantotenik)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi i pulës, lopës, patatet, tërshëra, drithërat, domatet.
Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 5 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë : 6 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 7 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon në transformimit të karbohidrateve, proteinës dhe yndyrnave në energji.
Vitamina B6
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, produktet e pasuruara të sojës, patatet, të brendshmet e kafshëve për konsum, qiqrat
Sa ju nevojitet
• Meshkujt dhe femrat e grupmoshës 19-50 vjeç: 1.3 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë 1.9 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 2 miligramë në ditë
• Meshkujt mbi 51 vjeç: 1.7 miligramë në ditë
• Femrat mbi 51 vjeç: 1.5 miligramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon me metabolizmin, sistemin imunitar dhe zhvillimin e trurit tek foshnjat.
Vitamin B7 (biotina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Frutat, produktet e mishit, pjesa e mëlçisë
Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 30 mikrogramë në ditë, (përveç nga nënat që ushqejnë me gji)
• Nënat që ushqejnë me gji: 35 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë yndyrna, proteina dhe gjithçka tjetër për të cilën qelizat kanë nevojë.
Vitamina B12
Ushqimet ku mund ta gjeni: Peshku, shpendët, mishi, produktet e bylmetit dhe drithërat e pasuruara.
Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 2.4 mikrogramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
• Femrat shtatzënë : 2.6 mikrogramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 2.8 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut.
Vitamina C
Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 90 miligramë në ditë
• Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
• Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
• Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Përfitimet: Mbron ndaj dëmtimit të qelizave, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon organizmin të prodhojë kolagjen.
Vitamina D
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.
Sa ju nevojitet
• Grupmoshat 19-70 vjeç: 600 njësi ndërkombëtare në ditë
• Të rriturit mbi 71 vjec : 800 njësi në ditë
Përfitimet: Është e nevojshme për kockat, muskujt, sistemin imunitar, dhe komunikimin e brendshëm mes trurit dhe trupit.
Vitamina E
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.
Sa ju nevojitet
• Të rriturit (përfshirë femrat shtatzënë): 15 miligramë në ditë ose 22.5 njësi.
• Nënat që ushqejnë me gji: 19 miligramë në ditë, ose 28.5 njësi.
Përfitimet: Ndihmon kundër dëmtimit të qelizave.
Vitamina K
Ushqimet ku mund ta gjeni: Zarzavatet dhe barishtet si spinaqi, brokoli, lakrat e vogla dhe lakra.
Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 120 mikrogramë në ditë
• Femrat: 90 mikrogramë në ditë
Përfitimet: Është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe mpiksjen e gjakut./AgroWeb
Top Channel