Një ndeshje plot emocion e dramacitet finalja e Kupës së Republikës për meshkuj.

Partizani për të 13 herë në historinë e vetë merr këtë trofe përballë Erzenit që synoi deri në moment të fundit ta fitonte për të katërtën herë.

Shijaksit mundën të fitonin vetëm dy sete.

Seti 1

Nis i ashpër për të dyja skuadrat duke ndjekur njëra tjetrën pikë pas pike pa lënë mundësi për shkëputje e dominim.

Sulmet agresiv të numrit 7 Bledi Rama dhe një mirë organizim në mbrojtje i dha një epërsi të lehtë Partizanit duke u shkëputur vetëm me 2 pikë diferencë në mesin e këtij seti.

Por shijaksit falë Numrit 5 Asmend Kula me gjuajtje diagonale nga e djathta, tentojnë të rikuperojnë pikët e humbura.

Partizani dhuron pikë me shërbimet e gabuara por kjo nuk shfrytëzohet nga Erzeni duke detyruar trajnerin Sako të marrë pushimin e dytë.

2 pikë njëra pas tjetrës i japin fitimin e setit nga të kuqtë e Ylli Tomorrit 25-23.

Seti dytë

Nis me 5 pikët e para rresht nga Erzeni por Partizani nuk ia lejon epërsinë duke sulmuar me numrin 16 Blerim Pepaj e barazuar me pikë.

Bledi Rama vijon të jetë edhe në këtë set pika më e fortë për Partizanin bashkë me numrin 13 Osman Qepa.

Norgen Baruti bashkë me numrin 14 Nazifi e rikthejnë në ballancë setin për Erzenin por sikurse Partizanin në setin e parë shijaksit dhurojnë pikë me shërbimet e humbura.

15-13 për Erzenin, detyrojnë teknikun Tomorri të qetësojë të tijët me marrjen e një pushimi.

Numri 5 Kula shndërrohet në lokomotivën tërheqëse për Erzenin duke e shkëputur skuadrën 6 pikë avantazh.

Disa sulme të numrit 11 Anis Cullhaj e çojnë setin në 23-17 për Erzenin.

Dy pikët e fundit të Nazifit dhe Kulës i japin fitim e setit Erzenit 25 e 18.

Seti 3

Partizani tenton mos te bëj gabimet e setit të dytë.

Ngulmon në shkëputjen me pikë por Erzeni nuk dorëzohet duke barazuar 11-11 falë lojës organizative të rikthyerit në skuadër numrit 13 pasuesit Aldo Dashi.

Traineri Ylli Tomorri merr dy pushime njëri pas tjetrit duke dashur të zbehë tempin e lojës së Erzenit kur udhëhiqte 17 me 13.

Marjan Gjoklaj me numrin 7 shënon pikën e 21 duke e afruar Erzenin në fitimin e setit i ndihmuar nga Cullhai që gjuan saktë por sulmet e Ramës nga vija e dytë sjellin ekuilibrin 22-22.

Rama për Parzitanin në pikën deçizive të setit humb shërbim i dhuron një pikë të artë Erzenin. Shijaksit nuk tolerojnë më tek e fitojnë setin 25-23.

Seti4

Nisja është fotokopje e dy seteve të mëparshme. Erzeni humb mundësinë të udhëheqë duke falur pikë e ngushtuar rezultatin në 8-7.

Problemet me marrjen mirë të topit të nga Erzeni shfrytëzohet prej skuadrës së kryeqytetit por përsëri barazim 11-11.

Edhe këtë set Rama i Partizanit mbetet pika më e fortë dhe e pandalueshme nga blloku Erzenit.

Dobësia në mbrojtje nga Erzeni i dhuron Partizanit udhëheqjen e setit 16:11.

Traineri Sako detyrohet të marrë pushim e kërkuar më shumë prej një prej pikave të forta të skuadrës numrit 11 Anis Cullhai.
Partizani kontrollon udhëheqjen e setit me 6 pikë shkëputje për herë të parë gjatë gjithë këtyre seteve me këtë numër pikësh.

Norgen Baruti humb shërbimin duke i dhuruar pikë Partizanit.

Marjan Gjoklaj i “vjedh” një pikë të çmuar Partizanit duke lehtësuar pozitën e Erzenit por Partizani ruan ritmin e lojës duke mos gabuar e fituar setin 25-19.

Seti final.

Erzeni kërkon t’i japë leksion Partizanit me 3 pikë njëra pas tjetrës duke bërë presion që në start.

Por shumë shpejt Partizani “zgjohet” dhe barazon 4 me 4.

Pakujdesia në mbrojtje i kushton Erzenit 3 pikë por potenca e Kulës në sulm e fut lojën në favor të të tijëve e sjellë një tjetër barazim 8-8 me pikë.

Erzeni vuan në vijën e dytë duke mos pritur topat e Partizanit që siguron pikën e 10-të.

Amend Kula i Erzenit godet saktë por pika e tij nuk zgjat shumë pasi vjen kundra përgjigja e Partizanit.

Kula tenton të bëhet protagonist me një ngecje topi po gabon atëherë kur nuk duhej duke lejuar Partizanit të arrij kuotën e 13 pikëve.

Osman Qepa i jep Partizanit pikën e 14 ndërsa një gabim i Cullhait fitoren e setit dhe ndeshjes 3-2.

Muhamed Veliu

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA