Kryeministri Edi Rama ishte në Fushkrujë për të parë ecurinë e ndërtimit të 128 shtëpive dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë.

Ambicia e qeverisë është që brenda pranverës 2022 të ketë përfunduar i gjithë rindërtimi filozofia e të cilës është ndërtojmë më mirë dhe më bukur.

Bubqi në zonën e Krujës është një tjetër kantier i hapur si pjesë e projektit të rindërtimit ku parashikohet ndërtimi i më shumë se 70 banesave individuale, 7 pallateve, shkollës së re bashkë me njësinë administrative.

Top Channel