Dhimitris Koufontinas

Pas 66 ditësh, kryeekzekutori i organizatës terroriste “17 Nentori”, Dhimitris Koufontinas ka ndërprerë grevën e tij të urisë.

63-vjeçari kishte hyrë në grevë me kërkesë transferimin  e tij, në burgun e Korridhalosë pas një vendimi të qeverisë në dhjetorin e kaluar që ndalonte tëdënuarit për terrorizëm  të mbaheshin në një burg rural.

Duke iu referuar protestave gati të përditshme në përkrahje të kërkesës së tij, Koufodina në deklaratën e tij telefonikenga spitali i Lamiasku ndodhej ne gjenjdekritike per jeten duke u mbajtur me serume, ka thene se ‘’Ajo që po ndodh jashte është shumëë më e rëndësishme se shkaku për të cilën filloi dhe ka falenderuar miqtë ,shokët si dhe njerëzit progresivë për mbështetjen e tyre.

Në lidhje me kryeministrin Mitsotakis ai ka thënë gjithashtu se “familja në pushtet ka treguar se sa e pamëshirshme është në poshtërimin e ligjeve dhe Kushtetutës, në administrimin e drejtësisë dhe për këtë gjykohen nga njerëzit që dalin në rrugë”.

Çështja Koufodina ndau në dy pjesë opinionin publik si dhe mori dimensione politike në Greqi pasi kreu i opozitës, Aleksis Tsipras i bëri  thirrje qeverisë të mos bëhej Greqia vendi i parë europian ku do te vdiste dikush nga greva e urise. Nga ana tjeter, kryeministri Mitsotakis ka refuzuar ndryshimin e ligjit, siç është shprehur ai, per nje vrasës terrorist.

Koufodina është akuzuar për 200 vepra penale në 84 akte, përfshirë vrasjet, të cilat kreu si anëtar i organizatës terroriste “17 Nëntori” që nga fillimi i vitit 1983 dhe është dënuar me 11 herë burgim të përjetshëm dhe 25 vjet burg për pjesëmarrje në 11 vrasje, shpërthime, grabitje dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.

Midis viktimave te vrara prej tij nga viti 1985 deri në 1992 ishte dhe Pavlos Bakojani,bashkeshorti i ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, njëkohesisht motra e kryeministrit të sotëm Mitsotakis.

Vendimi i Koufodines vlerësohet se mund të zbusë valën e zemërimit që ka përfshirë gjithë vendin,pas dhunës policore në një lagje të Athinës të dielën e kaluar, që u pasua nga incidente të dhunshme ndaj forcave policore dy ditë më pas,ndërsa në gjithë vendin vazhdojnë tubime protestë kundër rasteve kur policia greke ushtron dhunë në kundërshtim me ligjet e shtetit.

Top Channel