(EMRAT+FOTO) Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4 shqiptarë në kërkim në Greqi
29/11 19:35
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Ai është shoqëruara nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Rama është takuar me disa prej qytetarëve të zonës të cilët janë mbledhur në qendër të Elbasanit për të festuar, edhe pse jemi në kohë pandemie.
Siç shihet edhe nga pamjet qindra qytetarë janë mbledhur në qytetin e Elbasanit, duke neglizhuar masat anti-covid.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur vetëm 5 minuta, pas kreut të PD-së, Lulzim Basha në Elbasan. Nuk dihet ende se përse ata kanë zgjedhur të njëjtin orar, ndërsa duket si një përballje e dy liderëve politikë në vend.
Top Channel