Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS të shtunën, zbardhet agjenda. A do të diskutohet mungesa e Elisa Spiropalit në votimin për Belinda Ballukun? 25/03 14:59
Deputeti Alket Hyseni, u tërhoq nga kandidimi nën siglën e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, megjithatë ai është angazhuar në fushatën elektorale.
Së bashku me kandidatët e tjerë të listës socialiste në Vlorë ai ishte në takim me anëtarët e PS në zonën e Sarandës. Prej andej kërkoi që të gjithë të votojnë numrin 8 në listën socialiste, kryeministrin Edi Rama.
Hyseni tha se prania e kryeministrit në listën e Vlorës, në vendin e tetë është një detyrim i madh për socialistët e qarkut të Vlorës dhe bashkive që e përbëjnë atë. Për këtë arsye duhet që të votohet pro PS dhe për Edi Ramën.
Top Channel