U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, këtë muaj pritet të nisë riforcimi i objekteve me nivel dëmi DS4

13/03/2021 17:20

Riforcimi i objekteve të cilësuara me nivel dëmi DS4 pritet të fillojë këtë muaj në Durrës.

Bashkia bën me dije se ka mbërritur oponenca e projekteve nga Instituti i Ndërtimit për 10 objektet e para për të cilat do të kërkohet financimi nga Ministria e Shtetit për Rindërtimin, siç deklaroi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

I konsideruar tejet kompleks, ky proces është paraprirë nga mjaft reagime të banorëve të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti (DS4) të cilët janë ndjerë të pasigurtë për llojin e ndërhyrjes në objekte. Në projektet e  para janë disa objekte të rëndësishme të cilat u bënë simbol i shkatërrimit të tërmetit të 26 Nëntorit, siç është pallati Jedas, pallati Drenova në lagjen 17, objekti i ish-Pranverës dhe objekte të tjera.

Për të gjitha këto objekte DS4 është njoftuar se do të zhvillohen takime informuese me banorët e godinave në mënyrë që ky proces të jetë transparent dhe të gjitha familjet të informohen sa më mirë për punimet që do të kryhen në banesat e tyre.

Top Channel