Policia e Tiranës njofton se ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët i bën përgjegjës për hyrjen e paautorizuar në godinën ku ndodhen zyrat e FRD-së, në të cilën ditën e premte pati përplasje me policinë, ku u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta.

Sipas njoftimit të policisë, dy personat e shpallur në kërkim, shtetasit Agim Hoxha dhe Afrim Sula “kanë kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel