Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 12 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë rezultuar 698 raste të reja.

12 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 3 nga Tirana, 3 nga Elbasani, 1 nga Fieri, 1 nga Shkodra, 1 nga Vlora, 1 nga Lushnja, 1 nga Kuçova, 1 nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Nga 3463 testime të kryera, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Mars 2021)

Raste të reja ditore – 698
Të shëruar në 24 orë – 690
Të shtruar në spitale – 492
Humbje jete në 24 orë – 12
Testime ditore – 3463

Testime totale – 507,956
Raste pozitive – 116,821
Raste të shëruara – 79,821
Raste Aktive – 34,970
Humbje jete – 2030

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 23379
Fier – 2567
Vlorë – 1578
Durrës – 1656
Shkodër – 1332
Gjirokastër – 1207
Korçë – 886
Elbasan – 587
Lezhë – 731
Berat  – 382
Dibër – 345
Kukës – 320

Top Channel