Atdhe Xharavina duket se është larguar përfundimisht nga Për’puthen dhe këtë e vërtetoi në një farë mënyre më një status të postuar në instagram.
Ai është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa është përfshirë gjithashtu edhe në një debat me Antonelën.
Ndërkohë në një postim të tij të fundit në instagram ai ka pozuar pranë Borës ndërsa krahas fotos shkruan: “Me të bukurën Borë”
Kaq ka dashur që të shpërthejnë komentet e ndryshme nga fansat e tyre. Por ndjekësve nuk ju shpëtojnë asnjëherë komentet që vërtetë tërheqin vëmendjen.
Shumë prej komenteve i sulen duke aluduar sikur ka puthur edhe Borën, normalisht që këto komente bazohen nga e shkuara e Atdheut, i cili ka qenë i vetmi nga djemtë që ka guxuar më shumë për puthjet në buzë.
A thua e ke puthur dhe Borën?! -i shkruan dikush, një pyetje kjo që i bëhet nga disa komentues.
Top Channel