Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Durrës, ndërsa është vënë nën hetim mjekja për veprën penale hetim të pakujdesshëm.

Për shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës, ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, i cili ka ndërruar jetë në banesë.

Grupi hetimor vijon me zbardhjen e pltoë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel