Vrasësi me pagesë i gazetares investigative malteze, rrëfen komplotin (fotot)

12/03/2021 17:38

Një nga tre burrat e akuzuar për vrasjen me bombë në makinë të gazetares malteze anti-korrupsion Daphne Caruana Galizia ka rrëfyer detajet e plota të komplotit për vrasjen e saj.

Vince Muscat është dënuar me 15 vjet burg në shkurt për përfshirjen e tij atentatin makabër të 2017, ndaj jetës së gazetares që punonte kundër korrupsionit dhe mefshtesise qeveritare.

Nëna e tre fëmijëve njihej për ekspozime të favorizimeve dhe korrupsionit në klasën politike të Maltës dhe elitën e biznesit në vend.

Muscat ishte pajtuar për monitorimin e vendndodhjeve të Galizia para sulmit.

Duke folur publikisht për herë të parë që prej pranimit të fajit, ai tregoi sot në gjykatë se plani fillestar ishte që gazetarja të vritej me plumb çka u braktis më pas në favor të bombës.

Muscat kishte bashkëpunuar me vëllezërit, Alfred e George Degiorgio – të cilët deri tani janë deklaruar të pafajshëm.

Policia thotë se biznesmeni vendas Yorgen Fenech urdhëroi vrasjen, por dhe ai mohon gjithçka.

Muscat thotë se grupi mori me qera një makinë të ngjashme me atë që drejtonte Caruana Galizia për të praktikuar sesi ta hapnin.

Në dëshminë kundër vëllezërve Degiorgio, ai thotë se Muscat e Alfred e pajtuan duke i thënë se do ta paguanin 150,000 euro për vrasjen, 30,000 euro prej të cilave parapagim.

Ai tha: “Alfred Degiorgio erdhi e më tha se kishte një punë të mirë për mua. Plani ishte ta ndiqnim dhe ta qëllonim kur të ishte koha e duhur”.

Ai dhe Alfred kishin ndjekur prej javësh lëvizjes e zonjës Galizia, ndërsa George insistonte për bombë në makinë pasi ajo mund të vendosej natën, kur nuk mund të pikaseshin lehtë.

Dyshja e kishin përgjuar atë në kafene dhe mes dritareve të shtëpisë.

Plani filestar ishte të qëllonin Galizia brenda shtëpisë së saj në Bidnija me një pushkë me snajper.

Por Alfred tha se zhurma mund të bënte që ata të kapeshin.

Por duke ruajtur Galizia natën e 15 tetorit 2017, ata vunë se ndryshe nga zakonisht ajo parkoi makinën e saj jashtë portës së kopshtit.

Muscat kishte marrë bombën, që ishte futur në një kuti këpucësh, dhe u takua me vrasësit e tjerë.

Treshja e vendosi bombën poshtë sediljes së shoferit.

Bomba ishte 500g eksploziv dhe kishte një shishe uji të lidhur me të për të fuqizuar impaktin, u tha në gjykatë. Bomba ishte e lidhur me një celular, dhe që të shpërthente një mesazh teksti duhet të dërgohej në të.

Pasditen e nesërme ata panë që Galizia u nis me makinë dhe njoftuan George, i cili ndodhej në një barkë në ujërat rreth Maltës, për të aktivizuar bombën në distancë.

Muscat thotë se dyshja që e ndiqnin nuk e kishin dëgjuar shpërthimin por kishin parë vetëm një shtëllungë tymi.

Disa javë më vonë Muscat u takua me Alfred i cili e lajmëroi për aksionet e policisë. treshja u arrestua më 4 dhjetor 2017.

Ata ishin informuar për këtë dhe po qëndronin në të njëjtin vend kur mbërriti policia. Ai thotë se prisnin të liroheshin brenda disa orëve, por liria me kusht iu refuzuar. Shtatë njerëz janë arrestuar në total për vrasjen, duke përfshirë dhe biznesmenin Fenech.

Muscat ka emëruar ish-kryeminsitrin maltez Joseph Muscat dhe kreun e tij të stafit Keith Schembri, por deponimet e tyre nuk janë zbardhur ende qartë nga mediat.

FOTO GALERI
1/4
Vrasesi Vince Muscat ka rrëfyer detajet e plota të komplotit për vrasjen e Daphne Caruana Galizia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA