U tallën me protestuesit, Eurovision ndalon këngën e Bjellorusisë

12/03/2021 21:00

Kënga e Bjellorusisë është refuzuar nga organizatorët e Eurovision për shkak të tekstit që është konsideruar fyes.

Teksti i këngës “Unë do të mësoj ty” thuhet se ka përmbajtje politike dhe përqesh demonstrimet kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Kënga është e realizuar nga grupi me pesë anëtarë, Galasy ZMesta dhe u zgjodh nga transmetuesi kombëtar i Bjellorusisë për të konkurruar në Holandë në maj.

Sipas Guardian, Galasy ZMesta kanë qenë mbështetës të zëshëm të regjimit të Lukashenkos, duke shkruar në faqen e tyre të internetit se ata nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndërsa protestuesit po përpiqeshin të prishnin vendin ‘që ne e duam dhe në të cilin jetojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA