Një ‘bum’ binjakësh/ Po lindin më shumë se kurdoherë tjetër në botë

12/03/2021 11:29

Më shumë binjakë po lindin në botë se kurdoherë tjetër por sipas kërkuesve, piku nuk është arritur ende.

Rreth 1.6 milionë binjakë lindin në botë çdo vit, me një në ço 42 fëmijë të lindur që janë binjakë. Shtyrja në moshë e lindjes dhe teknikat mjekësore si fertilizimi in vitro, kanë bërë që shkalla e lindjes së binjakëve të rritet me një të tretën që nga vitet 1980.

Por, nga kjo pikë mund të ketë një kthesë ndërsa fokusi gjithnjë e më shumë po kthehet drejt një foshnjeje për lindje, që është edhe më pak e rrezikshme. Sipas një studimi global, kulmi është arritur për shkak të rritjes së madhe të lindjes së binjakëve në të gjithë rajonet gjatë këtyre 30 viteve, nga 32 për qind rritje në azi në 71 për qind rritje në Amerikën e veriut.

Kërkuesit kanë mbledhur informacion mbi lindjen e binjakëve nga 165 vende të botës nga viti 2010 deri në 2015, dhe e kanë krahasuar atë me nivelet e viteve 1980-1985. Numri i binjakëve të lindur për cdo 1 mijë lindje, është tani veçanërisht i lartë në Evropë dhe Amerikën e veriut ndërkohë që në shkallë globale ka shkuar nga 9 binjakë në 1 mijë lindje në 12 binjakë për 1 mijë lindje.

Por në Afrikë, niveli ka qenë gjithnjë i lartë dhe nuk ka ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të shkuara, ç’ka mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së popullatës. Afrika dhe Azia përbëjnë rreth 80 për qind të të gjithë lindjeve të binjakëve në botë, aktualisht.

Ekspertët e shohin një arsye për këtë. Në Afrikë, thonë ata, numri i lindjes së binjakëve është kaq i lartë për shkak të numrit të binjakëve jo identikë, të lindur pra nga dy vezë të ndara. Dhe ky sipas tyre është dallimi gjenetik mes popullatës afrikane dhe popullatave të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA