Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar në vitin 2015.
Ai është Artur Baku i cili në vitin 2015 ka qenë drejtor i pyjores në Fushë Krujë ku është arrestuar për shpërdorim detyre. Drutë që ai sekuestronte i shiste tek palët e treta. Policia kishte ndaluar një kamion me lëndë drusore pa asnjë dokument të cilën ja kishte dhënë drejtori i pyjores nga lënda drusore e sekuestruar. Ai ka deklaruar në prokurori se kjo ishte rruga e fundit që ai bënte prej 15 metra kub dru, dhe se dy rrugë i kishte bërë gjatë muajit tetor të 2015-tës.
Drutë e sekuestruara, mbaheshin në një pikë grumbullimi në Fushw Krujë, në pronësi të shtetasit, Petrit Vena, por i cili nuk ka kërkuar qera pasi njihej me drejtorin e pyjores Artur Baku.
Ky i fundit fillimisht u kërkua nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, por nuk u gjet në shtëpi. Prokuroria e shpalli në kërkim atë. Në 23 nëntor të 2015-tës, Baku ndalohet dhe merret në pyetje ku deklaron se nuk është përgjegjësia e tij për të bllokuar drutë, por i ka inspektoriati i policisë pyjore. Pas kësaj, gjykata jep masën e sigurisë, arrest shtëpie për Artur Bakun.
Kandidati i listës së LSI megjithatë e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit këtë episode duke shtuar se ndaj tij është pezulluar edhe çështja penale.
Top Channel