Italia njeh patentat shqiptare/ Në Romë nënshkruhet marrëveshja nga ministrja Xhaçka

12/03/2021 19:35

Lejet e drejtimit të shqiptarëve tashmë do të njihen zyrtarisht edhe në Itali.

Marrëveshja mes dy vendeve është arritur sot gjatë vizitës zyrtare të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka gjatë takimit me homologun e vendit fqinj Luigi Di Maio, ndërsa do të nënshkruhet javën e ardhshme në Tiranë.

Dakordësimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa ka njoftuar se së shpejti pritet të bëhet edhe njohja e pensioneve mes dy qeverive.

“U tha u bë. Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”.

Vendimi për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë me qëllim konvertimin mori miratimin në parim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e 10 Marsit.

Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje të ngjashme edhe me Greqinë e cila ka hyrë tashmë në fuqi, teksa po bën përpjekje për dakordësimin e saj edhe me Gjermaninë.

Top Channel