Franca në kërkim të vrasësit serial pas zhdukjes së 4 grave nga shtëpitë e tyre (fotot)

12/03/2021 20:44

Policia në Francë ka thënë sot se mund të jetë në kërkim të një vrasësi serial pas zhdukjes së katër grave nga shtëpitë e tyre ose duke bërë vrap.

Të katër viktimat janë zhdukur tre muajt e fundit dhe policia po heton “çdo hipotezë të mundshme.”

33 vjecarja Delphine Jubillar, nga Cagnac-les-Mines në jug të Francës është zhdukur prej natës  15-16 dhjetorit.

38 vjeçarja Aurelie Vaquier u zhduk më 28 janar në qytezën bregdetare jugore Bedarieux.

42 vjeçarja Magali Blandin, u zhduk më 10 shkurt në Montfort-sur-Meu, në rajonin veriperëndimor të Bretagne.

Ndërsa 41 vjeçarja Anne-Frederic Obszynski, u zhduk teksa kishte dalë për vrap më 21 shkurt në Val-d’Oise, në periferi të kryeqytetit Paris.

Një zëdhënës i inteligjencës kriminale, e cila bashkëpunon me policinë dhe xharndarmërinë franceze tha: “Është e vërtetë që ky është një fenomen serial. Ne jemi duke kërkuar për lidhje të mundshme mes katër hetimeve. Në rastet e zhdukjes së personave ne veprojmë në të njëjtën mënyrë; Ne përdorim të gjitha mundësitë dhe burimet në ditët e para pas zhdukjes, dhe nëse nuk i gjejmë, nisim hetimet shkencore.”

Delphine Jubillar u zhduk nga shtëpia e saj në mesin e natës. Ajo ishte duke u ndarë me bashkëshortin e saj dhe raportohej se ishte takuar me disa burra.

Qentë e policisë kishin zbuluar erën e saj disa dhjetra metra larg shtëpisë, por ato humbisnin në një kryqëzim.

Aurelie Vaquier, brune ashtu si dhe Jubillar, u zhduk me një valixhe dhe pa mjete jetese apo celular, deshmon partneri i saj.

Gruaja që punonte shitëse në dyqane si shitëse, i kishte dërguar atij një mesazh për ta siguruar që ishte mirë, por disa ditë më vonë pa dëgjuar më prej saj ai shkoi në polici.

Biondja Magali Blandin, e cila duke u ndarë nga babai i katër fëmijëve të saj, u zhduk një mëngjes teksa duhet të takonte psikologun. Gjurmët e saj humbisnin pranë një përroi.

Anne-Frederic Obszynski, mësuese, bionde dhe ‘single’ pa fëmijë, u zhduk të dielën e 21 shkurtit pasi parkoi makinën e saj pranë një urë për të dalë për vrap.

Policia tha se miqtë e familjarët e grave thonë se asnjë prej tyre nuk kishte arsye për t’u zhdukur.

FOTO GALERI
1/4
33 vjecarja Delphine Jubillar, nga Cagnac-les-Mines në jug të Francës është zhdukur prej natës 15-16 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA