Tirana-Partizani është një sfidë e ndezur dhe që ngjall shumë pasion te tifozët e futbollit shqiptar.

Në sfida të tilla  askush nuk është parë si favorit për të fituar pasi në sfidat Derbi cdo rezultat është i pritshëm. Trajneri i Tiranës Orges Shehi, ashtu sikurse edhe kolegu i tij Ilir Daja e sheh si një ndeshje të radhës këtë Derbi me Partizanin

Për Shehin fakti që skuadra vjen pas 3 fitoreve radhazi është diçka pozitive për psikologjinë e futbollistëve, por këmbënguli se është një sfidë e radhës, ku do të kërkohet të merret maksimumi

Në këtë derbi mes Tiranës dhe partizanit një prej protagonistëve do të jetë edhe Taulant Seferit, për të cilin do të jetë hera e dytë që do të luajë një derbi të tillë si ai i kryeqytetit Për Seferin, mungesa e tifozëve në stadium është një handikap i madh, jo vetëm për këtë Derbi, por për të gjithë futbollin në vendin tonë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA