Zvicra ndaloi me ligj mbulimin e fytyrës/ Ish-ambasadorja, Alma Lama propozon të miratohet në dhe Kosovë

11/03/2021 16:14

Zvicra pas një referendumi ndalon mbajtjen e nikabin dhe burkës të gratë dhe vajzat  e mbuluar, duke nxitur shumë debate në komunitetin islam.

Ish-ambasadroja, Alma Lama, e ftuar në “Shiqipëria live”, thotë se pasi bëri propozimin e saj, ka marrë shumë mesazhe kërcënuese. “Unë thjesht dhashë mendimin tim, mora pafund kërcënime me jetë. Është diçka që mund të bëhet, shumica  e grave që i mbajnë, janë të detyruara, nuk i vendosin me dëshirën e tyre. Besoj se është çështje e besimit të grave, identitetit kombëtar, çështje sigurie”.

51.2% e zvicerianëve votuan në referendum për heqjen e burkës. Nëse gratë e vendosin, gjobiten 150 deri 450 euro. Të njëjtin vendim e kanë marrë më parë Franca, Sanimarka, Holanda, Austria, Belgjika.

Aktivistja, Sevim Arbana e konsideron të drejtë një vendim të tillë. “Deklarat Universale për të Drejtat e Njeriut thekson lirinë universale, por te besimi fetar limiti i sigurimit të kësaj të drejte, nëse rrezikon të tjerët. Burka është përdorur nga sektet fetare të islamit. As Turqia nuk e ka pasur. Por është e drejta e njeriut. Në kontekstin e terrorizmit, sigurisë, pedofilisë, dhunës seksuale, frikësohemi sepse nuk e di kush është pas perdes. Si mund të jetë e integruar një vajzë, një grua, që nuk duket fare”.

Sipas ish-myftiut të Tiranës, Ylli Gurra thotë se burka nuk hyn as te feja myslimane, as te kultura e shqiptarëve.

Top Channel