Qarku Korçë/ Reshje shiu dhe bore gjatë natës. Nuk ka probleme në rrugë, por apelohet për kujdes

11/03/2021 09:34

Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka patur reshje shiu dhe dëborë në zonat malore në lartësitë mbi 900 m.

Trashësia e dëborës varion nga 2cm-5cm-10 cm, si në aksin rrugor Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Temperaturat kanë qenë në vlerat negative -4 gradë.

Po punohet për pastrime e kriposje të këtyre akseve rrugore.

Nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Në Bashkinë Pogradec nuk ka probleme në qarkullim, përveç mungesës së energjisë elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjetin 20 kV.

Në akset Qafë/Thanë -Dogana Qafë/Thanë -Lin, Lin-Pogradec, Qaf/Pllocë-Sovjan dhe Voskopojë, është punuar me mjetet bore pastruese për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve.

Edhe në rrugët rurale të bashkive nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Top Channel