Patentat shqiptare do të njihen në Itali/ Olta Xhaçka takon sot ministrin italian të punëve të jashtme

11/03/2021 15:30

Ministrja, Olta Xhaçka pritet të takojë ministrin italian, Luigi di Maio dhe tema kryesore e bisedimeve do të jetë njohja reciproke e lejeve të drejtimit.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel