Nuk ndalet dhuna në Mianmar/ Zemërim kundër juntës, edhe pesë protestues të vrarë

11/03/2021 13:10

Të paktën pesë protestues u vranë në qytetin Mjaing të Mianmarit, raportojnë dëshmitarët dhe mediat lokale.

Mianmari, është përfshirë nga trazirat, prejse ushtria ka përmbysur udhëheqjen civile dhe ka marrë pushtetin, më 1 shkurt. Protestuesit duan rikthimin në demokraci. Dhuna e fundit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vënë sanksione kundër dy fëmijëve të rritur të udhëheqësit të juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, dhe gjashtë kompanive që ata kontrollojnë.

Fëmijët e rritur të udhëheqësit të juntës, Aung Pyae Sone dhe Khin Thiri Thet Mon “kanë biznese që kanë përfituar drejtpërdrejt nga pozicioni i babait të tyre dhe ndikimi keqdashës”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë sanksione ndaj figurave kryesore birmaneze, përfshirë Min Aung Hlaingin dhe udhëheqës të tjerë të juntës. Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi dhunën kundër protestuesve dhe i bëri thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA