Duka i Kembrixhit tha se familja mbretërore nuk është aspak raciste, në komentet e para të tij pas intervistës shokuese të dukës dhe dukeshës së Sussex-it me Oprah Winfrey.
Duke folur gjatë një vizite në Londrën lindore, Princi Uilliam tha se ai duhej ende të fliste me vëllain e tij për intervistën.
Pallati i Bakingamit tha të martën se pretendimi se një pjesëtar i familjes mbretërore kishte bërë pyetje për ngjyrën e lëkurës së fëmijës ende të palindur të Harryt dhe Meghanit, ishte shumë shqetësues. Sidoqoftë, çështja do të trajtohet privatisht.
Në deklaratë, pallati tha se kujtimet mund të jenë të ndryshme, por se dukët e Saseksit do të jenë gjithnjë pjesëtarë shumë të dashur të familjes.
Meghan Markle tha në intervistën për Oprah-n se princi herri ishte pyetur nga një anëtar i familjes se sa e errët mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.
Më pas, vetë Harry sqaroi për Oprah-n se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha dhe as nga duka i Edinburgut.
Top Channel