Në Shqipëri hyri virusi britanik/ Masat e ndalimit nuk ndryshojnë! Nesër mbërrijnë 38 mijë vaksina

11/03/2021 15:06

Më në fund Komiteti Teknik e pranon se në Shqipëri ka hyrë  mutacioni i Covid 19, varianti britanik për të cilin morën vendim për të pezulluar fluturimet  me Anglinë që në fillim por i lejuan emigrantet tanë atje të vinin për fundvit  në Shqipëri duke hyrë nga pika të tjera kufitare apo edhe nga Rinasi mjafton që fluturonin me një linjë tjetër ajrore.

Ndonëse dihet që mutacioni anglez përhapet më shpejt  dhe numri i të infektuarve është i lartë, ISHP deklaron se ka një renid të lehtë të incidencës dy javore.

Komiteti nuk shtrëngoi asnjë masë tjetër duke lënë në fuqi ato ekzistuese ndërkohë që në lidhje me tubimet  për të cilat Gjykata kushtetuesi kërkoi  tëepercaktonin afat , mbetet në fuqi pezullimi për dy javë.

Te premten mbërrijnë mbi 38 mijë doza të vaksinës Astrazeneca dhe të dhënat e fundit tregojnë se ajo mund të përdoret edhe tek persona mbi 65 vjeç për të cilat ka pasur kontestime nga vende te ndryshme. Deri më tani Shqipëria ka siguruar  vaksina për 800 mijë banorë që do të vijnë në sasi te ndara .Ndërkohë që duhen vaksinuar 2.2 milionë banorë.

Komitetit Teknik pas ikje së Dr Tritan Kalos dhe Prof Najada Comos i shtohen prof Lulzim Kraja ,prof Mira Kola  dhe Alban Ylli nga ISHP.

Top Channel