Ndërtimi i spitalit të Fierit, Rama publikon pamjet pas 57 ditësh punë. Ja si duket deri tani

11/03/2021 17:36

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga punimet që po kryhen për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, që është financuar nga qeveria e Turqisë.

Punimet e spitalit sot janë në ditën e 57-të dhe duket se puna po shkon sic duhet. Inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave të spitalit më përpara se afati 3 mujor.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Top Channel