Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka publikuar shifrat e aplikimit për azil në Bashkimit Evropian, ku Shqipëria është e para.
Ai thotë se sipas të dhënave të fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO), vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207.
Njoftimi i plotë i Metës:
As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë!
Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.
Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207.
Në këtë përvjetor të eksodit biblik të shqiptarëve, që 30 vite më parë u larguan nga vendi për t’i shpëtuar diktaturës, duhet të jemi më shumë se kurrë të brengosur për këtë shpopullimin dramatik, që qartazi po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.
Më 25 prill kemi një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.
Me kurajë dhe me besim tek vota e lirë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, të çelim një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes tonë të sigurt europiane, për të nxjerrë nga “intubimi” demokracinë, për t’i dhënë frymëmarrje lirive dhe të drejtave të njeriut.
Do ta çlirojmë Shqipërinë nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve! Rrugë tjetër nuk kemi! Më 25 prill, o kurrë!
Top Channel