Manastirliu: Skenari ambicioz i qeverisë, vaksinimi i qytetarëve brenda 14 muajve

11/03/2021 12:23

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Ekspertëve se skenari ambicioz i qeverisë është vaksinimi i gjithë qytetarëve shqiptarë brenda 14 muajve.

Ajo rikujton se vendi është në marrëveshje me disa kompani vaksinash, ndërsa po punohet për të realizuar edhe kontrata të tjera.

Vendi ynë është i dyti në rajon sa i përket realizimit të vaksinave, pas Serbisë.

“Skenari më ambicioz është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve, jemi besimplotë që ta do ta realizojmë. Kemi për të marrë 800 mijë doza të kontraktuara, qoftë përmes kontratës së Pfizer, ose COVAX. 1 milionë e 140 mijë, në tërësi 800 mijë qytetarë. Jemi në negociata për të pasur kontrata të tjera. Janë 1.2 mln qytetarë që duhet të vaksinohen. Besoj që shumë shpejt do të kemi një informacion për kontrata që të lidhen në mënyrë që vaksinimi masiv të vazhdojë. Përpjekjet që kemi bërë për kontratën me Pfizer apo Covax do të sjellin një situatë më të relaksuar në raport me vaksinimin e grupeve prioritare. Po plotësojmë vaksinimin e mjekëve infermierëve e stafeve tona. Ne e kemi nisur kur ka edhe 120 vende që se kanë nisur ende. Presim dozat e Astrazeneca në total 120 mijë doza që priten sipas kalendarit të planifikuar. Të krahasohemi në rajon jemi në vendin e dytë që kemi nisur e se kemi ndalur vaksinimin pas Serbisë. Do të vijojë dhe intensifikohet falë përpjekjeve dhe negociatave që i kemi bërë apo jemi në rrugë e sipër për t’i finalizuar. Së bashku me Sorecën kemi komunikuar për 11 mln euro grant për vaksinat për nuk ka ende një gjë konkrete se sa apo kur do të vijnë dozat”, tha Manastirliu.

 

 

 

Top Channel