Lojëra fati në lokal, pranga dy të rinjve në Sarandë. Arrestohet dhe një i tretë i shpallur në kërkim

11/03/2021 08:53
Ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 29 vjeç dhe A. P., 23 vjeç të dy banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lokalin e shtetasit A. L., në lagjen nr. 1, Sarandë, ku ishte i punësuar dhe shtetasi A. P., u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për zhvillimin e lojërave të fatit.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. B., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 09.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel