Lefter Koka reagon ashpër ndaj LSI: Ju besoni në intriga! Lindët si parti mllefi, por me 25 prill mbyllet çerdhja juaj

11/03/2021 16:52

Lefter Koka, i cili kandidon në Durrës me PS-në në zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar ndaj akuzave të LSI-së, të cilën e cilëson si “të etur për pushtet e para”.

Ndër të tjera thotë se në datën e zgjedhjeve, çerdhja e tyre do të mbyllet.  Koka thekson se LSI është e mbarsur me mllef ndaj çdokujt që ia del vetë dhe beson në intriga e në shpifje.

Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them.

Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!”, shkruan Koka në Facebook.

Top Channel