Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta Pavarësisht stinës së pranverës në juglindje të vendit është rikthyer moti i keq dhe temperaturat e ulëta.
Një borë e pazakonte për ketë stinë ka mbuluar zonat malore në qarkun juglindor të Korçës ndërsa trashësia e saj ka arritur nga 2 deri ne 10 cm. Pavarësisht kësaj temperaturat kanë zbritur në -4 gradë ndërsa në akset nacionale nuk janë shënuar probleme.
Gjatë natës bora ka rënë më shumë në Qafëthanë, Qafën e Qarrit, Dardhë e Voskopojë ndërsa akset janë mbajtur hapur duke mos sjellë vështirësi në qarkullim.
Kështu në akset -Dogana Qaf/Thane -Lin Pogradec, Qaf/Plloce-Sovjan dhe Voskop- Voskopojë, dhe Korçë Dardhë është punuar me mjetet bore pastruese dhe është bërë kriposja për të shmangur ngricat.
Edhe në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 m dhe fshatra bora nuk ka shkaktuar probleme për lëvizjen e automjeteve.
Top Channel