Japonia ngre gjuajtësit F-15 për të interceptuar bombarduesit rusë mbi Detin e Japonisë dhe Paqësor (fotot)

11/03/2021 15:43

Japonia ngriti dje gjuajtësit F-15 për të verifikuar dy bombardues rusë Tupolev që po fluturonin pranë ujërave të saj në Detin e Japonisë dhe oqeanin Paqësor.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se fluturimet po kryheshin mbi ujëra neutrale.

“Dy bombardues strategjikë Tu-95MS të aviacionit të rangut të largët po kryenin fluturime rutinë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Japonisë dhe në veriperëndim të oqeanit Paqësor”, tha ministria ruse e mbrojtjes”.

Nga pala japoneze nuk ksihte komente.

Tu-95 është një bombardues me katër motorë i krijuar që prej viteve 1950-të.

Modeli i tij më i fundit Tu-95MS ka hyrë në shërbim në 1984.

Tensionet kryesore mes Tokios dhe Moskës janë ato territoriale për sovranitetin e ishujve Kuril.

Arqipelagu i ishujve vullkanikë në verilindje të Japonisë formon një barrierë natyrale në anën lindore të detit Okhotsk.

Ishujt janë nën kontrollin e Rusisë por Japonia ka pretendimet për ato që Tokio i quan “Territoret Veriore”.

Qe prej një diskutimi diplomatik të çështjes në 2013, dy vendet janë përpjekur të krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësie.

FOTO GALERI
1/3
Japonia ngriti dje gjuajtësit F-15 për të verifikuar dy bombardues rusë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA