Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte disa shtëpi jashtë qytetit të banimit dhe i përdorte si depo droge.
Ai u ndalua kur po kërkonte makinën pasi kishte mbaruar kontrollin në një prej shtëpive. Atij iu sekuestrua pothuajse një kg dhe disa doza kokainë në vendin ku u ndalua. Më pas, agjentët kryen kontrolle në shtëpitë e shqiptarit dhe në njërën prej tyre gjetën 110 kg hashash, 40 kg marijuanë dhe rreth 1,1 kg kokainë, shkruajnë mediat italiane.
Në një tjetër shtëpi, e cila përdorej nga 32 vjeçari u gjetën 15 kg marijuanë. Në total u sekuestruan rreth 170 kg drogë dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar është arrestua dhe akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike.
Top Channel