I shpallur në kërkim për fitim parash nga veprimtari kriminale, 37-vjeçari kapet në Kakavijë

11/03/2021 13:00

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për fitim parash nga veprimtari kriminale, është kapur në Kakavijë.

G.M. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale  “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Kakavijë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale  “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel