Përfshihet nga flakët një magazinë në Bulqizë, rrezikohen edhe dy banesat pranë saj
Dritan Hila ka komentuar në “Open” krahasimin që bëri Edi Rama nëpërmjet ironisë mes figurave të PS dhe opozitës në listat e kandidatëve për deputetë.
Hila thotë se opozita bën bullizëm dhe përdor fjalor të tmerrshëm, ndërsa Berishën e cilëson si kryebullistin e Shqipërisë, për të cilin thotë se ka terrorizuar gratë e PS.
Hila: Në rastin e Dumës dhe Shehut ka bërë gabim. Por problem është që e fundit që ka bërë bullizëm është opozita. Askush nuk kujtohet të thojë statuset e opozitës kundrejt Ramës me një fjalor të tmerrshëm. Rama i bie dajres dhe këta fillojnë e kërcejnë me dajren e Ramës. Të mos harrojmë që numri 5 është kryebullisti i Shqipërisë. Edhe sot që mezi sheh ipadin e kompjuterin, nuk lë rast pa sulmuar politikanë.
Të mos harrojmë që është Sali Berisha që ka terrorizuar gratë e nderuara të PS dhe të themi po terrorizohet kjo opozitë nga bullizmi i Edi Ramës, se mos harrojmë që përvec tij asnjë tjetër nuk bën bullizëm nga krahu i majtë. Ndërsa nga krahu i djathtë është një skodë e tërë që e sulmon. Kemi Palokën, Vasilin që të gjithë janë eksponentë të rangut të parë. Nëse merremi me bullizmin e Ramës, të merremi edhe me bullizmin e opozitës.
Top Channel