1 vit në pandemi Covid / Psikologia: Ka rënduar gjendjen psikologjike, 1/3 e të rinjve kanë menduar vetëvrasje

11/03/2021 14:00

Periudha e izolimit dhe kufizimeve që ndryshoi mënyrën e jetesës të secilit ndikoi në psikologjinë tonë.

Psikologia, Jorida Rustemi , e ftuar në “Shqipëria live” thotë se situata e pandemisë ka ndikuar më shumë te të rinjtë.  “Një e treta e grupmoshës 18-24 kanë menduar të paktën një herë vetëvrasje nga situata Covid. Impakti më i madh është parë te fëmijët, jetesa e tyre ka ndryshuar tërësisht. Janë të detyruar të rrinë me orë të tëra para ekranit duke u shoqëruar me një sërë problemesh me teknologjinë”.

Sipas saj, efektet e situatës në gjendjen tonë psikologjike do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. “Efektet do të vazhdojnë, do të ketë probleme të shëndetit mendor. Normaliteti i ri sërish do të jetë ndryshe nga normaliteti i mëparshëm”.

Shton se kufizmit e vendosura janë të nevojshme që njerëzit të mos harrojnë situatën në vend dhe të ndërgjegjësohen për seriozitetin e situatës dhe të kujdesen.

Mjeku Rexhep Muja zbuloi dy rastet e para të infektimit me koronavirus, në 8 mars të vitit 2020. Pas një viti ai kujton momentin: “Dyshuam menjëherë sepse ishim në dijeni të rasteve në vendet fqinje. Sigurisht që ishte frikë, atë ditë kam qëndruar disa orë jashtë shtëpisë, nuk hyja brenda”.  Sot, kur bota ka disa lloje të vaksinave kundër koronavirusit, Muja është optimist. “Nëse pjesa dërrmuese e popullsisë i merr të dyja dozat e vaksinave, pandemia merr fund

Por mjeku shqiptare që punon në Itali, nuk e përjashton mundësinë që ky virus mund të rikthehet si “një grip stinor”. “Nëse vaksnimi nuk i jep fund Covid 19, është varianti tjetër, që të jetë një grip sezonal. Megjithatë, me vaksinat shpëtojmë jetë. Njerëzit duhet t’i besojnë mjekësisë. Kur hipim në avion, ne i besojmë pilotit, nuk e studiojmë shumë kush është, i besojmë ato lodrat e frikshme dhe i çojmë atje prindërit dhe kur vjen puna te vaksinat nuk i besojmë”.

Top Channel