Prej mëse një viti tashmë Superliga është pjesë e një analize statistikore e cila nuk është bërë më parë.
Në krye të saj është shef i zyrës së Analizës, Skautingut dhe Inovacionit Alariko Rosi. Në një intervistë për Top Channel ai na tregon më tepër rreth Superligës dhe skuadrave të saj në bazë të shifrave.
Alarico Rossi: Dy skuadrat që kanë patur më tepër vazhdueshmëri janë Teuta dhe Laci. Ndërkohë Vllaznia e cila kishte bërë në mënyrë të shkëlqyer në fillim të kampionatit me një aftësi mjaft të mirë për lojën vertikale, tani ka ndryshuar shumë. Por jemi në një pikë ku duket se statistikat nuk vlejnë më. E bukura e statistikës është që studion përjashtimet dhe ne po flasim për një kampionat ku ka shumë përjashtime sepse ndodhin shumë gjëra anormale. Një prej këtyre anomalive është se Teuta, Partizani dhe Laci në momentin që duhet të bënin shkëputjen patën frikë dhe prapa po i afrohet Tirana.
Në këtë fundjavë është derbi Tirana-Partizani, si vijnë këto skuadra në këtë ndeshje?
Alarico Rossi: Rëndësia e derbit në këtë fundjavë mes Tiranës dhe Partizanit nuk do të jetë e aq rëndësishme për rezultatin sportiv se sa për inercinë e kampionatit. Për shembull, në një rezultat pozitiv për Tiranën do të ndryshonte tërësisht morali I skuadrave dhe të gjitha shifrat dhe statistikat e deritanishme mund të mbyllen dhe të hapet një kapitull I ri. Vërtet Partizani dhe Tirana janë në gjysmën lart të kampionatit por janë skuadrat që godasin më pak se të gjitha të tjerat portën kundërshtare. Këto janë dy skuadra që kanë mbrojtje solide por me sulm që godet pak mund të nxjerrin një ndeshje të mirë por që nga ky këndvështrim rezultati më i mundshëm është barazimi.
Sa i mungon Superligës video analisti?
Alarico Rossi: Në përgjithësi këtu trajnerët vazhdojnë me mentalitetin që ai mund të bëjë gjithçka vetë, ndërkohë kudo në botë trajneri ka një staf. Mund të them që nga superiorja Apollonia është e vetmja skuadër që ka një videoanalist të certifikuar, po ashtu Partizani ka adaptuar një person, Memelli tek Skënderbeu e ka bërë edhe kursin e video analistit dhe kaq. Unë komunikoj shpesh me disa trajner të cilët në pamundësi më kanë kërkuar favor për t’i ndihmuar jo vetëm për ndeshjet e verës së shkuar në Europë por edhe gjatë kampionatit.
Çfarë mund të themi për nivelin e kampionatit tonë?
Alarico Rossi: Ajo që dua të them për analizën e kampionatit tonë gjëja e parë është që ne naduhen terrene sportive. Duket sikur po i bëj reklamë presidentit, por nuk është kështu. Unë kam ndjekur në televizor ndeshje që nuk plotësojnë as kushtet minimale nga ana vizuale, sidomos tani në dimër. Një fushë e rënduar kushtëzon shumë nivelin e lojtarëve dhe vlerësimin e tyre. Një futbollist i Superligës mund të ketë vlerën për të luajtur në “Uemblei”, por që ta dijmë këtë gjë duhet ta shohim këtu në kushte normale. Kjo është një tjetër problematikë që i penalizon lojtarët që luajnë në Superligë për ‘tu shitur apo për të ardhur në kombëtare
Top Channel