Rikthehet dëbora në veri/ Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit

10/03/2021 12:09

Në të gjithë territorin  e vendit është rikthyer dimri me reshje dëbore në veri dhe verilindje.

Qyteti i Kukësit është zbardhur këtë mëngjes.

Dëborë ka rënë edhe në Bajram Curri. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nga reshjet nuk ka probleme në qarkullimin në akse si Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash.

Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore. Qarkullimi vijon normalisht por ARRSH kërkon gjithsesi kujdes në qarkullim.

Top Channel