Rikthehen reshjet e dëborës në Qafën e Thanës, policia bën apel për kujdes të shtuar

10/03/2021 23:59

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje. Këtë mbrëmje në Qafën e Thanës janë rikthyer reshjet e dëborës ndërkohë që nuk paraqiten probleme në qarkullimin normal të automjeteve.

Borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e aksit kryesor Korçë – Pogradec – Elbasan ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar.

Top Channel