“Rama ka bërë listë lufte”/ Spahiu: U ka thënë ose mandatin e tretë, ose qërohuni figurave të vjetra

10/03/2021 22:23

Analisti kreshnik Spahiu duke komentuar figurat në listat e Ps dhe PD , tha se në rastin e PS kemi një listë lufte.

Mentor Kikia: Strategjia e PR të Ramës është që ne të merremi me këtë. Rama ka të drejtë sepse po bën fushatë dhe unë analizoj dhe kundërshtarin dhe veten dhe nuk jam dakord që Berisha të jetë bardhezi dhe zonja me ngjyra, këtu ka një lloj intimidimi. Futu në arkive dhe gjej njëmijë të zeza dhe kujtoja popullit por jo kështu. Dua të votoj atë që ka projektin më të mirë.

Kreshnik Spahiu: Njëherë themi pse nuk rinovohet një parti, sikur kjo opozitë të humbi dhe këtë herë, kush është karta e fortë e qeverisë, ajo thotë unë kam forcë të ndryshoj kurse opozita luan me Sali Berishën, ata janë koshientë që përqindja më e madhe e publikut nuk do njerëz ricikluar, votojnë më shumë Agronin dhe zonjat se ata që 30 vjet ja kanë marrë shpirtin.

Ku ndryshon lista fituese me atë humbëse, ata që ndihen fitues e kanë veten në fund, si Xhafaj, Balla, Ruçi, Rama u ka thënë ose më sillni mandatin e tretë ose qërohuni, Rama ka bërë një listë lufte.

Top Channel