Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare, Robinho detyrohet t’i paguajë 60 mijë euro viktimës

10/03/2021 17:26

Pak muaj më parë ish-lojtari i famshëm i Real Madrid e Milan, Robinho, u akuzua se kishin përdhunuar në grup bashkë me miqtë e tij një vajzë shqiptare në vitin 2013.

Lojtari, i cili në atë kohë luante për Milan dhe “bashkëpunëtorët” e tij treguan “përbuzje të veçantë” për “viktimën që u poshtërua barbarisht”.

Gjykata pranoi kërkesën e zëvendës prokurorit të Milanos Cuno Tarfusser për konfirmimin e dënimeve.

Prokurori i përgjithshëm i cili kishte çmontuar në ndërhyrjen e tij katër këshillat teknike të prodhuara nga mbrojtja e Robinhos. “Situata e ilustruar – shkruajnë gjyqtarët – demonstron pa dyshim, sipas mendimit të Gjykatës, gjendjen e pavetëdijës totale të personit të dëmtuar”.

Sipas hetimeve, braziliani dhe 4 bashkëpunëtorët e tij, në mbrëmjen e 22 janarit 2013, e bënë vajzën të pinte deri në pikën që humbi ndjenjat dhe më pas e përdhunuan atë në një gardërobë të një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar për të festuar ditëlindjen.

Të dy u dënuan gjithashtu të paguanin 60 mijë euro bashkërisht për viktimën, ndërsa Robinho, i cili nuk u arrestua kurrë për këtë çështje, mbetet në Brazil në pritje të një dënimi përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA