Pacientët po shkojnë drejt verbimit/ Mjekja Bardhi: Personat mbi 35 vjeç duhet patjetër vizitë të detajuar

10/03/2021 09:43

Mjekja okuliste Klajda Bardhi ka folur në lidhje me ndikimin e pandemisë, e cila detyroi njerëzit që të harronin sëmundjet e tjera.

Ajo ka folur në “Wake Up” për glaukomën, e cila shkakton humbje të parikthyeshme të shikimit dhe tha se personat mbi 35 vjec duhet të bëjnë vizitë të detajuar tek specialisti për të parë nëse kanë probleme të tilla.

Kujtojmë se kjo javë e marsit, në të gjithë botën i kushtohet glaukomës, një prej sëmundjeve kronike që po gjen një përhapje gjithnjë e më shumë në botë.

 “Glaukoma është një sëmundje kronike, progresive, neuro-degjenerative, e cila shkakton dëmtime të parikthyeshme të humbjes së shikimit. Dëmton nervin optik dhe dëmtimet janë të parikthyeshme.

Prandaj dhe java Botërore e Glaukomës ka për qëllim të informojë dhe sensibilizojë njerëzit që të njihen me faktorët e rrezikut të kësaj sëmundje dhe gjithashtu të bëjnë vizita të shpeshta të syze që ta kapim sa më herët.

Faktor rreziku i kësaj sëmundje është mosha, targeti tashmë është ulur, nuk është më 40 vjeç, por 35 vjeç e lart. Njerëzit mbi 35 vjeç duhet të bëjnë një vizitë të detajuar te mjeku specialist”, tha mjekja Bardhi.

Top Channel